Ndërlidhjet

logo-print

“Nuk do të ketë marrëveshje” midis BE-së e Ukrainës


Aleksander Kwasniewski

Aleksander Kwasniewski

I dërguari i lartë i Bashkimit Evropian, Aleksandar Kwasniewski, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje midis bllokut dhe Ukrainës, në samitin e javës së ardhshme në Vilnius.

Kwasniewski u ka thënë mediave polake se nuk do të nënshkruhet Marrëveshja e Asociimit me Ukrainën, pasi ligjvënësit ukrainas kanë dështuar të enjten të pajtohen për legjislacionin, i cili do t’i lejonte ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, të kërkojë trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ky ka qenë njëri ndër kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Qeveria e Ukrainës po ashtu ka njoftuar të enjten se pezullon përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në.

Ish-presidenti i Polonisë, Kwasniewski, dhe politikani irlandez, Pat Cox, kanë vëzhguar Ukrainën para samitit në Vilnius.

Kwasniewski ka thënë se misioni i tij dhe i Coxit ka marrë fund.
XS
SM
MD
LG