Ndërlidhjet

Arrin në 21 numri i të vdekurve në Riga


Riga, Letoni

Riga, Letoni

Ka arritur në 21 numri i personave të vdekur nga rënia e çatisë së një supermarketi, në Riga të Letonisë.

Incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot kërkimet nën rrënoja.

Në mesin e të vrarëve janë edhe tre zjarrfikës.

Shkaku i kolapsit është duke u hetuar.

“Policia tashmë ka nisur hetimet. Ka nisur procesi penal në lidhje me shkeljen e normave të ndërtimit, që ka shkaktuar pasoja serioze”, ka thënë kryeministri i Letonisë, Valdis Dombrovskis.
XS
SM
MD
LG