Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësime për lëvizjet e Kinës lidhur me ishujt kontestues


John Kerry (majtas) dhe Chuck Hagel

John Kerry (majtas) dhe Chuck Hagel

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara kanë shprehur shqetësime, pasi Kina ka shpallur se e ka krijuar një “zonë identifikuese mbrojtëse” në Detin Lindor Kinez.

Në zonë përfshihen ishujt kontestues ndaj të cilëve kanë pretendime Kina, Tajvani dhe Japonia.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ai i mbrojtjes, Chuck Hagel, thanë mbrëmë se Uashingtoni është “thellë i shqetësuar” nga kjo lëvizje e Kinës.

Zoti Kerry e ka kritikuar atë si “përpjekje për ta ndryshuar gjendjen status-quo” në rajon.

Kerry, poashtu, ka kërkuar që Kina të mos intervenoj kundër aeroplanëve, që nuk u përgjigjen urdhërave nga Kina.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se ishujt e kontestuar përfshihen me marrëveshjen për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, prandaj Uashingtoni do ta mbrojë Japoninë , nëse kjo hapësirë sulmohet.

“Ne mbesim të palëkundur në përkushtimet tona ndaj aleatëve tanë” tha Hagel.
XS
SM
MD
LG