Ndërlidhjet

Afganistan: Për shkak të ikjes, të dashuruarit qëllohen për vdekje


Pamje nga provinca Baghlam në Afganistan

Pamje nga provinca Baghlam në Afganistan

Një vajzë 20 vjeçare afgane dhe një mashkull i ri janë vrarë sot në pjesën veriore të Afganistanit, pasi qartazi ishin përpjekur për të ikur së bashku.

Nuk është e qartë se sa vjet i kishte djaloshi.

Një zyrtar lokal i policisë në provincën Baghlan i tha Radios Evropa e Lirë se liderët fisnorë lokalë e kishin urdhëruar vrasjen e çiftit të dashuruar.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se çifti ishte zënë nga të afërmit e vajzës, derisa përpiqej të largohej me veturë.

Zyrtarja për çështje të grave në Baghlan, Khadija Yaqin, ka konfirmuar se vendimi për vrasjen e vajzës dhe djalit, që dëshironin të martoheshin, ishte marrë nga liderët lokalë.

Autoritetet i kanë filluar hetimet për këtë rast.
XS
SM
MD
LG