Ndërlidhjet

Beqaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës


Besim Beqaj
Besim Beqaj
Në kryeqytetin e Austrisë po mbahet takimi i 10-të i Forumit Ekonomik të Vjenës - iniciativës rajonale që ka në fokus kryesor bashkëpunimin ekonomik në mes të vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Evropës Juglindore.

Në takimin jubilar të këtij Forumi, në cilësinë e anëtarit të rregullt, po përfaqësohet edhe Republika e Kosovës, përmes ministrit të Financave, Besim Beqaj.

“Në dy panele të ndryshme, të udhëhequra nga Erhard Busek, kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, ministri Beqaj prezantoi progresin e vendit në bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë rezultatet konkrete nga dialogu me Serbinë, si dhe reformat gjithëpërfshirëse dhe progresin e brendshëm, përfshirë: organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e vendit, reformën strukturore të ekonomisë dhe fuqizimin e stabilitetit makrofiskal të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
XS
SM
MD
LG