Ndërlidhjet

Obama kërkon që kontraceptivët të mbulohen nga sigurimet shëndetësore


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama beson se Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara do të përkrahë një ndryshim në ligjin për kujdesin shëndetësor, i cili iu kërkon punëdhënësve që t’i mbulojnë shpenzimet e pilulave kontraceptive, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“Ne besojmë se kjo kërkesë është ligjore dhe esenciale për shëndetin e grave, dhe kemi besim se Gjykata Supreme do të pajtohet”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një komunikatë të lëshuar pak kohë pasi gjykata tha se do ta shqyrtonte lëndët e paraqitura nga kompanitë, pronarët e të cilëve e kundërshtojnë ligjin mbi baza fetare, njofton Reuters.
XS
SM
MD
LG