Ndërlidhjet

SHBA sfidon “zonën e mbrojtjes” kineze


Ishujt kontestues
Ishujt kontestues
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dy aeroplanë ushtarakë në zonën ajrore mbi ishujt kontestues në Detin Lindor Kinez, në kundërshtim me rregullat e reja të mbrojtjes së përcaktuara nga Kina, njofton BBC.

Kina kishte shpallur këtë zonë, “zonë të mbrojtjes” ditën e shtunë.

Një kolonel amerikan tha se dy aeroplanët kanë ndjekur “procedurat normale”.

Ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, janë burim tensionesh në mes të këtyre dy vendeve.

Kina insiston që aeroplanët të cilët hyjnë në këtë zonë, duhet t’iu përmbahen rregullave ose të përballen “me masa emergjente të mbrojtjes”.

“Ne kemi kryer operacionet tona në zonën e ishujve Senkakus”, ka thënë koloneli amerikan Steve Warren, duke shtuar se deri më tash nuk ka pasur përgjigje nga Kina.

Aeroplanët, të cilët ishin të parmatosur, ishin nisur nga Guami të hënën, dhe fluturimi ishte pjesë e ushtrimeve të rregullta në atë zonë, sqaroi një zyrtar i mbrojtjes amerikane.
XS
SM
MD
LG