Ndërlidhjet

Sot vendimi për nikoqirin e panairit botëror më 2020


Panairi botëror në Shangai në vitin 2010.
Panairi botëror në Shangai në vitin 2010.
Sot pritet të merret vendimi për Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë ose Brazilin, në lidhje me të drejtën e tyre për të mirëpritur panairin botëror më 2020.

Katër vendet do të bëjnë prezantimet finale para Byrosë së Ekspozitave Botërore, në Paris.

Rusia shpreson të mirëpresë panairin në qytetin Ekaterinburg, Turqia në Izmir, Emiratet në Dubai, ndërsa Brazili në San Paulo.

Panairi botëror mbahet çdo pesë vjet dhe ka për qëllim të promovojë risitë teknologjike, arkitekturale dhe inovacionet kulturore.

Millani i Italisë do të jetë nikoqir i këtij panairi më 2015.
XS
SM
MD
LG