Ndërlidhjet

Serbi: Ushtria e pastron ish-selinë e goditur nga NATO-ja


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Ushtria e Serbisë ka njoftuar se e ka filluar largimin e mbeturinave nga ish-selia e saj në Beograd, e cila ishte dëmtuar nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

Ky pastrim po bëhet në periudhën e spekulimeve se hapësira mund tu shitet ndërmarrësve të jashtëm, raporton AFP nga Beogradi.

“Ne po i fillojmë punët përgatitore, duke i montuar skelet dhe barrierat mbrojtëse për t’i siguruar kushtet për buldozerët dhe kamionët për nisjen e pastrimit”, u tha dje gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Jovan Krivokapiq.

Dy ndërtesat, në një sipërfaqe prej 2100 metra katrorësh, ishin dëmtuar shumë nga raketat e NATO-s dhe pritet që procesi i pastrimit të zgjasë deri në dy muaj.

Puna ka filluar në periudhën e spekulimeve të mediave lokale se kjo hapësirë, që gjendet në qendrën e Beogradit, përballë ndërtesës së qeverisë së Serbisë, do tu shitet investitorëve të jashtëm.

Më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja e ka filluar fushtën e bombardimeve kundër forcave të atëhershme të Serbisë, me qëllim që t’i detyronin forcat e regjimit të ish-liderit Sllobodan Millosheviq, i cili më vonë ka vdekur në burgun e Gjykatës së Hagës për Krime të Luftës, për ta ndalur goditjen brutale kundër popullatës shqiptare në Kosovë, e cila ishte pro-pavarësisë.

Fushata tre mujore përfundimisht i detyroi trupat serbe që të largoheshin nga Kosova, duke e mbyllur luftën në periudhën 1998-99, nga e cila janë vrarë 13 mijë vetë, raporton AFP.

Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG