Ndërlidhjet

Itali: Senati votoi për përjashtimin e Silvio Berlusconit


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi
Senati i Italisë ka votuar sot për ta përjashtuar ish-kryeministrin Silvio Berluconi nga parlament për shkak të dënimit lidhur me mashtrim taksash.

Para votimit, Berluskoni ishte mospërfillës duke thënë se ishte “ditë e vajtimit për demokraci”.

Berlusconi është dënuar me katër vjet burg për orkestrimin e skemës ilegale për reduktimin e faturës së taksave për kompaninë mediale të tij, Mediaset, në muajin gusht, por dënimi ishte zëvendësuar me një vit arrest shtëpiak ose shërbim në komunitet.

Pas vendimit të sotëm të Senatit, Berlusconi, 77 vjeçar, nuk do të ketë të drejtë të kandidoj për parlament gjashtë vjet, por ai mbetet lideri i partisë së tij, Forza Italia, dhe pritet që të vazhdoj të ketë ndikim në politikën italiane.
XS
SM
MD
LG