Ndërlidhjet

Bondsteel: Jacobson e feston Ditën e Falënderimeve me ushtarët


Ambasadorja amerikan Jacobson (krejtësisht djathtas) duke e shënuar Ditën e Falënderimeve në kampin Bonsteel
Ambasadorja amerikan Jacobson (krejtësisht djathtas) duke e shënuar Ditën e Falënderimeve në kampin Bonsteel
Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, u takua sot me trupat amerikane në kampin Bondsteel, për të festuar Ditën Amerikane të Falënderimeve.

Ambasadorja Jacobson e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, David Bough, u takuan me pjestarët ushtarakë në kamp ku edhe shërbyen drekën për trupat, njoftoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Dita e Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara është momenti kur mblidhen familjarët dhe miqët, shërbehet ushqimi tradicional dhe shprehen mirënjohje.

Njëkohësisht, mund të jetë momenti për tu shërbyer të tjerëve brenda komunitetit.

Dita e Falënderimeve ka origjinën që nga festivali i korrjeve dhe u bë festë zyrtare e SHBA-ve në vitin 1863, gjatë kohës së Presidentit Abraham Lincoln. Në vitin 1941, Presidenti Franklin Roosevelt nënshkroi ligjin që Dita e Falënderimeve të festohet të enjtën e katërt të muajit nëntor.
XS
SM
MD
LG