Ndërlidhjet

logo-print

Sot, dita e fundit e fushatës për balotazh


Pamje nga zgjedhjet lokale 2013

Pamje nga zgjedhjet lokale 2013

Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Subjektet politike garuese dhe kandidatët e tyre kanë pasur pesë ditë kohë, nga e hëna e deri më sot, që të paraqesin platformat e tyre qeverisëse dhe të bëjnë fushatë për votën e 1 dhjetorit.

Dita e neserme, është ditë e heshtjes zgjedhore, në të cilën ndalohet reklamimi politik dhe çfarëdo forme tjetër e angazhimit në fushatë.

Të dielen, në Kosovë votohet në gjithsej 25 komuna për kryetarët e rinj të tyre.

Pritet që përqëndrimi kryesor i forcave të sigurisë të jetë në veri të vendit, ku në rrethin e parë, më 3 nëntor, u shënuan incidente që quan në përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime.
XS
SM
MD
LG