Ndërlidhjet

Medvedev: Nevojitet një “klub i energjisë” ndërmjet shteteve


Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev
Shefat e qeverive të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangajit po takohen në Tashkent të Uzbekistanit.

Në këtë tubim po marrin pjesë kryeministrat e vendeve anëtare të kësaj organizate, Kazakistani, Kina, Kirgizia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka përsëritur nevojën për një “klub të energjisë”, duke thënë se mund të ndihmoj në zhvillimin e bashkëpunimit në sigurinë e energjisë dhe për projekte të reja në mesin e shteteve anëtare të kësaj organizate.

Medvedev ka kërkuar që shtetet anëtare “t’i dyfishojnë përpjekjet” për ta ndihmuar Afganistanin, në ripërtritjen e ekonomisë së vet dhe sektorin shoqëror, derisa forcat ndërkombëtare luftarake po përgatiten të tërhiqen nga ky vend, deri në fund të vitit 2014.

Kryeministrave më vonë do tu bashkohen zyrtarët nga shtetet vëzhguese, siç janë Afganistani, India, Irani, Mongolia dhe Pakistani.
XS
SM
MD
LG