Ndërlidhjet

Referendum për martesat në Kroaci


Pyetja në referendumin e Kroacisë

Pyetja në referendumin e Kroacisë

Kroacia mban sot referendumin për definimin ose jo të martesës si “bashkim midis një burri dhe një gruaje”.

Miratimi i kësaj mase kontroverse mund të nxjerrë jashtë ligjit martesat ndërmjet gjinive të njëjta në vendin më të ri të Bashkimit Evropian.

Në prag të votimit, mbi 1,000 persona janë mbledhur në Zagreb për të protestuar.

Referendumi i sotëm është rezultat i një nisme të mbështetur nga kisha.

Votimi ka shkaktuar debate të nxehta publike.

Qeveria, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe figura të shquara publike u kanë bërë thirrje njerëzve që të votojnë me “jo”.
XS
SM
MD
LG