Ndërlidhjet

Mbi 100,000 protestues marshojnë në Kiev


Kiev, 1 dhjetor 2013.
Kiev, 1 dhjetor 2013.
Mbi 100,000 protestues pro-evropianë janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kjo është një shfaqje masive e zemërimit të tyre me presidentin Viktor Yanukovych, i cili ka marrë vendim për të pezulluar agjendën e afrimit me Bashkimin Evropian.

Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e presidentit.

Tubimi i sotëm konsiderohet të jetë më i madhi prejse kanë nisur protestat pro-evropiane, më shumë se një javë më parë.

Të shtunën, policia ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe granatat e tymit për t’i shpërndarë protestuesit nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën.
XS
SM
MD
LG