Ndërlidhjet

Yanukovych: Do ta çoj Ukrainën më pranë BE-së


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se do të lëvizë vendin e tij më pranë Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se do të bëjë gjithçka “për të përshpejtuar procesin e lëvizjes së Ukrainës më pranë BE-së”.

Qeveria e tij është përballur me protesta të përditshme, prejse ajo ka marrë vendimin për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë më BE-në.

Marrëveshja do të duhej të nënshkruhej të premten, në një samit të Bashkimit Evropian në Lituani.

Në Kiev sot janë tubuar mbi 100,000 protestues pro-evropianë.
XS
SM
MD
LG