Ndërlidhjet

Nigeria vendos shtetrrethim në veri të vendit


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Nigerisë ka imponuar shtetrrethim në qytetin e saj verior të Maidugurit, pas një sulmi që grupi militant Boko Haram kreu ndaj institucioneve shtetërore të sigurisë në këtë vend.

“Vetëm automjetet e emergjencës dhe shërbimet bazike lejohen që të lëvizin. Shtetrrethimi do të largohet, si të përmirësohet situata”, u ka thënë medieve Alhaji Ahmed Jidda, sekretari i qeverisë lokale të Borno State, në të cilin gjendet ky qytet.

Ai nuk ka dashur që të komentojë raportet e medieve se Boko Haram ka sulmuar aeroportin dhe bazën ushtarake ajrore në këtë qytet të hënën në mëngjes.

Këto sulme vijnë pak ditë pasi qeveria qendrore e Nigerisë ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin veriore Adamava, Borno dhe Yobe, në përpjekjen e saj për të ulur intensitetin e sulmeve të këtij grupi.

Shtetrrethimi në këtë zonë është në fuqi që nga muaji maj.

Boko Haram, që do të thotë në përkthim “edukimi perëndimor është mëkatar”, është aktiv në rajonin veriore të banuar me shumicë muslimane, kurse cak të sulmeve i ka kryesisht të krishterët.

Më se 1500 persona kanë vdekur nga dhuna që nga viti 2009.
XS
SM
MD
LG