Ndërlidhjet

Biden arrin në Japoni


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Tokio.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Tokio.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në Japoni, që është ndalesa e tij e parë gjatë turneut njëjavor në Azinë Juglindore.

Udhëtimi i tij vjen në kohën kur janë rritur tensionet midis Japonisë dhe Kinës, në lidhje me disa ishuj të kontestuar.

Kina ka vendosur një zonë të mbrojtjes ajrore mbi këta ishuj, pronësia e të cilëve pretendohet edhe nga Japonia.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë sfiduar këtë masë të Pekinit.

Në kuadër të turneut të tij në rajon, Biden do të qëndrojë edhe në Kinë dhe Kore të Jugut.
XS
SM
MD
LG