Ndërlidhjet

Protesta të gazetarëve në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Gazetarët në Pakistan janë duke protestuar kundër sulmit në zyrat e një prej grupeve udhëheqëse mediatike në vend.

Unioni i Gazetarëve të Pakistanit do të mbajë tubime para parlamentit kombëtar në Islamabad dhe në qytete të tjera.

Të hënën, persona të panjohur kanë sulmuar zyrat e grupit Express Media në qytetin Karaçi.

Grupi publikon të përditshmen “Daily Express” në gjuhën urdu dhe “Express Tribune” në gjuhën angleze.

Ai po ashtu udhëheq një kanal të njohur televiziv.

Pakistani konsiderohet të jetë njëri nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.
XS
SM
MD
LG