Ndërlidhjet

Shpejtësia, shkak i aksidentit të trenit në Nju Jork


Nju Jork, 1 dhjetor 2013.
Nju Jork, 1 dhjetor 2013.
Treni që ka dalë nga binarët të dielën në Nju Jork ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi prej 132 kilometrash në orë, kanë thënë hestuesit.

Katër persona kanë vdekur dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur në këtë aksident.

Ai ka ndodhur në orën 7:20, sipas kohës lokale, në lagjen Bronks.

Bordi për Sigurinë e Transportit Kombëtar është duke hetuar nëse dështimi mekanik apo gabimi njerëzor ka shkaktuar shpejtësinë e lartë të trenit.

Senatori nga Nju Jorku, Charles Schumer, e ka cilësuar shpejtësinë si “të frikshme”.
XS
SM
MD
LG