Ndërlidhjet

Kosovarja Hilmnijeta Apuk fiton çmimin e OKB-së


ShBA - Ndërtesa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York (Ilustrim)
ShBA - Ndërtesa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York (Ilustrim)
Aktivistja kosovare për të drejtat e njeriut, Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, është shpallur fituese e çmimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Zonja Apuk drejton organizatën joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës” (Little People of Kosova”, ndërsa çmimin do ta ndaj me pesë personalitete të tjera botërore, që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Hilmnijeta Apuk thotë se kjo mirënjohje i shkon për shtati më së shumti Kosovës, që si shtet po lufton për më shumë njohje.

“Ky çmim për mua ka një domethënie të veçantë, pasi forcon zërin e njerëzve me aftësi të kufizuara, të cilës i takoj edhe vet", thotë ajo.

"Ky është një sukses edhe për mua, por edhe për Kosovën, sepse të gjithë e dimë se në çfarë udhëkryqi gjendet Kosova. Ajo është në rrugë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe i duhen sa më shumë njohje. Kjo është edhe një posori se duhet të punojmë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut,” shtoi ajo.

Zonja Apuk është shtatshkurtër, por kjo nuk i ka penguar që të mbaroj studimet në ekonomi dhe drejtësi.

Ajo është boshnjake me kombësi, dhe jeton në Mitrovicë.

Sipas një lajmërimi nga selia e Kombeve të Bashkuara, zonjës Apuk do t’i dorëzohet çmimi më 10 dhjetor në New York.

OKB-ja ndan çdo pesë vjet këtë çmim për 6 aktivistët më të denjë të të drejtave të njeriut në nivel global.

Personalitete si Nelson Mandela, Lutter King, Benazir Butto, janë shpërblyer me këtë çmim në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG