Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 12 civilë nga ekstremistët e krishterë afrikan


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 12 civil, në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra shtatzëna, janë vrarë nga një grup ekstremist i krishterë në Republikën Qendrore të Afrikës.

Incidenti thuhet se ka ngjarë në kryeqytetin Bangui, në brendi të një lagjeje të varfërish, ku shumica e shtëpive të banimit janë kamp-shtëpiza të improvizuara për jetesë.

Tensionet janë shtuar së fundi nga dhuna sektariane ndërmjet të krishterëve shumicë dhe muslimanëve pakicë në këtë shtet.

Mediet ndërkombëtare citojnë burime ushtarake duke shpjeguar se “sulmuesit janë parë duke hyrë në kamp natën, dhe për të sulmuar ekskluzivisht barinjtë muslimanë, dhe gjatë sulmit përdorën vetëm thika”.
XS
SM
MD
LG