Ndërlidhjet

logo-print

Amerika fton Kinën për besim


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden (D) gjatë takimit me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping (M)

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden (D) gjatë takimit me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping (M)

Marrëdhëniet ndërmjet të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës bazohen në besim të ndërsjell, tha sot zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kinë.

Këtë deklaratë Biden e dha pas takimit që zhvillohet në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.

Mikpritësi i tij, Jinpin tha se situata ndërkombëtare dhe peisazhi rajonal po kalojnë “nëpërmjet ndryshimeve të thella dhe komplekse”.

Vizita e njeriut të dytë të Shteteve të Bashkuara në Kinë, vjen pas vendimit të Pekinit për të deklaruar zonë të ndalimit të fluturimeve mbi ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Ky vendim i Pekinit, ka zemëruar Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

As Biden dhe as Jinpin nuk përmendën para gazetarëve, në asnjë rast kontestin e krijuar nga vendosja e ndalesës kineze.
XS
SM
MD
LG