Ndërlidhjet

Hagel: SHBA e përkushtuar për sigurinë e Lindjes së Mesme


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Gjatë vizitës në Bahrejn, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha sot se Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një marrëveshje të re atomike me Iranin, “në mënyrë tejet të qartë” dhe ka theksuar përkushtimin e Uashingtonit për sigurinë e Lindjes së Mesme.

Duke folur në një luftanije të Flotës së Pestë Amerikane, Hagel tha se rajoni është “jostabil” dhe “duke i pasur duart e fuqishme amerikane në këtë rajon, mund të ndihmohen aleatët tanë dhe të risigurohen aleatët tanë”.

Ai theksoi se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të shihet se a është Irani serioz për moszhvillimin e kapaciteteve të veta bërthamore.
XS
SM
MD
LG