Ndërlidhjet

Irak: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet me bomba në Bagdad


Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë në Irak

Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë-bombë në Irak

Zyrtarët e Irakut thonë se nga një seri e sulmeve me bomba në Bagdad dhe përreth tij, sot janë vrarë së paku 33 vetë.

Raportohet se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Së paku 11 bomba kanë eksploduar, shumica prej tyre në lagjet e banuara me popullatë shumicë shiite.

Sulmet më vdekjeprurëse ishin në lagjet Baja dhe Amil, ku nga sulmet e qarta sektare, u vranë nga pesë vetë në secilën lagje.

Sulmet e sotme u bënë një ditë, pasi në kryeqytetin Bagdad të Irakut, u vranë 16 vetë, përfshirë edhe 9 vetë që ishin qëlluar për vdekje në dyqanet e alkoolit në Bagdad.

Shkalla e dhunës në Irak këtë vit e ka arritur nivelin, i cili nuk është parë prej vitit 2008, kur ky vend sapo kishte dalur nga lufta e përgjakshme sektare.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 8 mijë vetë janë vrarë këtë vit në Irak.
XS
SM
MD
LG