Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë masive në qendër të Kievit


Pamje nga protesta e sotme në KIev
Pamje nga protesta e sotme në KIev
Disa qindra protestues janë tubuar në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, për ta kundërshtuar vendimin e presidentit të këtij vendi, Viktor Yanukovich, për të mos e nënshkruar marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila gjendet në burg, në një letër, që para protestuesve u lexua nga vajza e saj, Evhenya, ka kërkuar largimin e presidentit Yanukovich nga ky post.

Areseniy Yatsenyuk, nga partia Batkivshchyna e Tymoshenkos, ka premtuar zgjerimin e protestave dhe ka kërkuar nga demonstruesit bllokimin e hyrjes në gjithë kompleksin e qeverisë në Kiev.

Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin e Ukrainës është qendër e protestave të përditshme gati trijavëshe.

Demonstratat filluan pasi Yanukovich, muajin e kaluar, e pezulloi punën në arritjen e Marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me Bashkimin Evropian, duke thënë se marrëveshja do t’i dëmtonte lidhjet e afërta tregtare me Rusinë.

Gjatë protestës masive fundjavën e kaluar, përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, nxitën goditje të dhunshme të policisë, me ç’rast një duzinë njerëzish ishin plagosur.
XS
SM
MD
LG