Ndërlidhjet

logo-print

Putin mbyll RIA Novosti, kurse hap Russia Today


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka urdhëruar mbyllen e agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novisti, dhe themelimin e një agjencie të re ndërkombëtare të quajtur Russia Today.

Vendimi i tij është shpallur në portalin e presidencës ruse të hënën.

Sipas këtij dekreti, agjencia e lajmeve Russia Today do të menaxhoj me pronën e RIA Novosti, për të raportuar rreth politikave shtetërore dhe jetës publike të rusëve.

Dekreti nënvizon se prioritet i punës së Russia Today do të jetë “mbulimi i politikave të shtetit rus dhe jetës publike në Federatën Ruse” për audiencën ndërkombëtare.

Vendimi i Putin mbyll edhe transmetuesin shtetëror Zëri i Rusisë, ndërsa jithë pronën dhe pajisjet ia kalon Russia Today.

Drejtor gjeneral për Russia Today është caktuar Dmitry Kiselyov.
XS
SM
MD
LG