Ndërlidhjet

Turku-Armeni rekord për shtrëngimin më të gjatë të duarve


Ilustrim

Ilustrim

Në një akt që për qëllim kishte përmirësimin e raporteve mes dy shteteve, një aktor armen dhe një tjetër turk, kanë vendosur rekordin më të ri botëror për shtrëngrimin më të gjatë të duarve ndonjëherë.

Armeni 32 vjeçar Oganes Ajinyan dhe turku 3 vjeç Denis Barish, kanë shtrënguar duart për 43 orë rresht në një ngjarje që u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë, nën organizimin e rrjetit të organizatave jo-qeveritare turko-armene (TANGO).

Shtrëngimi i durave nisi më 6 dhjetor ndërsa u ndal më 8 dhjetor.

E gjithë ngjarja është e filmuar, dhe do t’i dërgohet Librit Botëror të Rekordeve Guiness.

Ajinyan dhe Barish thanë se vepra e tyre është dëshmi se konfliktet historike ndërmjet të Armenisë dhe Turqisë nuk mund t’i ndalojnë përfaqësuesit e të dy popujve që të kenë raporte të mira.

Armenia e sheh Turqinë si përgjegjëse për vrasjet masive të më se 1.5 milion armenasve gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilën vepër armenasit e quajnë gjenocidale, kurse turqit e hedhin poshtë këtë term.
XS
SM
MD
LG