Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria tajlandeze propozon zgjedhje më 2 shkurt


Tajlandë - Policia tajlandeze në aksion për të shpërndarë protestuesit (Ilustrim)

Tajlandë - Policia tajlandeze në aksion për të shpërndarë protestuesit (Ilustrim)

Qeveria e Tajlandës propozoi të hënën zgjedhje të parakohshme nacionale, për datën 2 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ky vendim vjen pasi kryeministri i shtetit ka shpërbërë ditë më parë dhomën e ulët të parlamentit, në kërkim të një rrugëdaljeje nga kriza e thelluar politike.

Komisioni zgjedhor tajlandez duhet formalisht të aprovojë këtë propozim datë.

Protestat në këtë shtet kanë nisur para ca javësh, ndërsa të pakënaqurit po kërkojnë rrëzimin e pushtetit me kryeministrja Yingluck Shinavatra, i cili mori pushtetin më 2011.

Protestuesit e akuzojnë atë se po merr urdhëra nga i vëllau, ish-kryeministri Thaksin Shinavatra, i cili është përmbysur nga ushtria gjatë një grusht-shteti.

Qëllimi i protestuesve thuhet të jetë ndërprerja e makinës politike të Thaksin, i cili akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit.

Sipas policisë, rreth 50 mijë protestues kanë marshuar rrugëve të Bangkokut të hënën.
XS
SM
MD
LG