Ndërlidhjet

logo-print
Organizata Amensty International thotë se e ka kompletuar një padi në një tribunal britanik, duke argumentuar se mund të ketë qenë në shënjestër të vëzhgimit nga agjencitë e spiunimit.

Nëpërmjet një deklarate të sotme, Amnesty International tha se përpjekjet e saj për shqyrtimin e rasteve të të drejtave të njeriut, siç ishte programi i agjencisë CIA, për rrëmbimin e terroristëve të dyshuar dhe transferimi i tyre në vendet e treta, ka bërë që AI të jetë cak i agjencive të spiunimit.

Grupi tha se e ka paraqitur padinë në një Tribunal britanik në Londër, pasi ka gjasë të mëdha se “komunikimet e organizatës ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme nga shërbimet e inteligjencës, si në Britani ashtu edhe në SHBA”.

Ky tribunal ishte themeluar në vitin 2000, për t’i dëgjuar ankesat lidhur me shërbimet sekrete të Britanisë.

Tribunali nuk ka bërë komente lidhur me këtë zhvillim.
XS
SM
MD
LG