Ndërlidhjet

Turqi: Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve kurdë


Ilustrim
Ilustrim
Pjesëtarë të policisë speciale në pjesën juglindore të Turqisë, kanë hedhur gaz lotjsellës dhe plumba gome kundër protestuesve kurdë, të cilët gjuanin me gurë dhe koktej Molotovi. Ky është një cikël i ri i dhunës, që e ka tronditur procesin e ndjeshëm paqësor në Turqi.

Autoritetet thonë se dy demonstrues kurdë ishin vrarë sot në qytetin Yuksekova, ndërsa katër policë për një kohë të shkurtër ishin zënë nga kryengritësit kurdë.

Sot, ditën e katërt të njëpasnjëshme të trazirave, në pjesën juglindore të Turqisë, është gjendja më e vështirë, prej se Partia Punëtore Kurde, para nëntë muajsh, e kishte shpallur armëpushimin e njëanshëm.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka përpjekje për ta dëmtuar procesin e paqes nga grupet e caktuara.
XS
SM
MD
LG