Ndërlidhjet

ANEB do të verifikojë uraniumin e Libisë


Ilustrim
Ilustrim
Një ekip i inspektimit bërthamor i Kombeve të Bashkuara do të udhëtojë për në Libi, për të verifikuar sigurinë e mijëra fuçive të uraniumit të përpunuar.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Libi i ka thënë Këshllit të Sigurimit se ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të arrijë në shtetin e Afrikës së Veriut këtë muaj.

Tarek Mitri ka thënë se autoritetet e OKB-së kanë marrë informacione për 6,400 fuçi në një objekt pranë qytetit Sabha, i cili është nën kontrollin e një batalioni të ushtrisë.

Diplomatë të Këshillit të Sigurimit kanë thënë se Rusia vazhdimisht ka shfaqur shqetësime për uraniumin e Libisë.
XS
SM
MD
LG