Ndërlidhjet

Dy të dyshuar për terrorizëm dalin para gjyqit në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Dy britanikë të dyshuar për mbështetje të terroristëve në Afganistan dhe Çeçeni do të paraqiten sot para një gjykate federale në Konektikat të Shteteve të Bashkuara.

Prokurorët thonë se Babar Ahmad dhe Syed Talha Ahsan kanë udhëhequr ueb-faqe që kanë ngritur fonde për militantët myslimanë në Afganistan dhe Çeçeni.

Ahmad akuzohet edhe për pastrim të parave.

Ahmad dhe Ahsan përballen me drejtësinë në Konektikat, sepse një ofrues i shërbimeve të internetit, që është përdorur nga ta, ka pasur bazën në Konektikat.

Ata janë ekstraduar nga Britania në SHBA vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG