Ndërlidhjet

Ende nuk fillojnë gërmimet në Rashkë


Rashkë, foto nga arkivi
Rashkë, foto nga arkivi
Ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe atyre të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, tash e dy ditë po qëndrojnë në Rashkë, por ende nuk kanë filluar gërmimet për hulumtimin e varrezave masive në këtë lokacion të dyshuar.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arsim Gërxhaliu, drejtori i Departamenti i Mjekësisë Ligjore, i cili ka thënë se "pala serbe nuk po i përmbushë obligimet e saj, por po e bllokon fillimin e gërmimeve" në njërën nga tri pikat e dyshuara si varreza masive në Rashkë...

“Ende nuk kanë filluar punimet. Ende nuk ka arritur teknologjia. Ende i kanë të njëjtat arsyetime dhe thjeshtë shihet një neglizhencë e pa parë nga pala serbe”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se pala serbe jo vetëm që nuk ka dhënë arsyetime lidhur me situatën, por siç ka thënë ai, “ata po i ikin takimit. Ne jemi vetëm këtu, te vendi i ngjarjes, me ekspertët e EULEX-it dhe të delegacionit kosovar”.

Gërxhaliu ka theksuar se pala kosovare është këmbëngulëse të qëndroj pranë njërës prej tri pikave të dyshuara si varreza masive në Rashkë, derisa pala serbe t’i përmbushë obligimet.
XS
SM
MD
LG