Ndërlidhjet

Të paktën 21 persona kanë vdekur këtë javë në veri të Madagaskarit, pas infektimit me murtajën pneumonike, njoftoi të mërkurën ministria e shëndetësisë.

“Kemi numëruar 21 vdekje në qarkun Madritsara deri më tani, por ende po presim për informata të reja nga ato zona”, një zyrtar i ministrisë i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Që nga shtatori, 36 njerëz në total kanë vdekur në këtë ishull, për shkak të kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Numri i madh i vdekjeve në veri të këtij shteti është shkaktuar nga zbulimi i vonuar i kësaj sëmundjeje dhe trajtimit jo-adekuat, thonë autoritetet.

“Problemi në Mandritsara është se njerëzit atje, së pari i drejtohen mjekësisë popullore para asaj shtetërore”, thotë Herlyne Ramihantaniarivo zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.

Madagaskari tropikal, i prekur nga varfëria, pothuajse rregullisht vuan nga murtaja të ndryshme, të cilat kryesisht përcillen tek njerëzit përmes minjve apo pleshtave.
XS
SM
MD
LG