Ndërlidhjet

Të parët verifikohen Zona e Karadakut dhe Shalës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Nis verifikimi i aplikacioneve të veteranëve që pretendojnë se ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi është marr sot, pas një pauze të gjatë të komisionit qeveritar të ngarkuar me këtë punë, ndërsa verifikimi do të bëhet për ushtarët e Zonës së Karadakut dhe të Zonës së Shalës, për të vazhduar më tutje me zonat tjera.

Mbi 70,000 persona në total, kanë aplikuar për të marr beneficione nga shteti dhe presin procedurën e verifikimit të statusit të tyre gjatë luftës në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga qeveria në Prishtinë, në takimin e sotëm komisioni ka diskutuar për amendamentimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familje të tyre.

Në komunikatë thuhet se komisioni është në pritje të përfundimit të përfshirjes së ndryshimeve në këtë legjislacion, me qëllim të kategorizimit të veteranëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.
XS
SM
MD
LG