Ndërlidhjet

Sulm pranë Ambasadës amerikane dhe ISAF në Kabul


Afganistan - Një polic kontrollon makinën në afërsi të postbllokut para hyrjes që çon për tek Ambasada amerikane në Kabul (Ilustrim)
Afganistan - Një polic kontrollon makinën në afërsi të postbllokut para hyrjes që çon për tek Ambasada amerikane në Kabul (Ilustrim)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të enjten në mëngjes pak metra para hyrjes kryesore për në Ambasadën amerikane në kryeqytetin afgan, Kabul, tha policia.

Një zyrtar policor tha se bomba ka shpërthyer në udhëkryqin që ndan rrugën për në Ambasadën amerikane dhe për tjetra që çon për në selinë e misionit të NATO-s në Afganistan (ISAF) në Kabul.

Ende nuk ka asnjë konfirmim për viktima apo të lënduar nga ky shpërthim.

“Mund të konfirmojmë se ka pasur një shpërthim jashtë selisë së ISAF, rreth orës 10:20, por informata të tjera nuk kemi tani për tani”, ka shkruar ISAF në Twitter.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi një sulmues vetëvrasës taliban hodhi veten në erë në afërsi të kompleksit ushtarak në hyrje të aeroportit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG