Ndërlidhjet

Indonezia në alarm për sulme terroriste gjatë fundvitit


Indonezi - Festimet e fundvitit në Xhakarta (Ilustrim)
Indonezi - Festimet e fundvitit në Xhakarta (Ilustrim)
Policia indonezine ka parlajmëruar të enjten se ekstremistat islamik mund të planifikojnë që të sulmojnë besimtarët e krishterë gjatë festimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në kryeqytetin Xhakarta dhe pjesë tjera të shtetit.

Shefi i policisë kombëtare Su Tarman tha se ka indikacione që militantët po udhëtojnë në zonat të cilat synojnë t’i kenë si cak, dhe se të njëjtit mund të jenë duke i bërë gati bombat.

“Terroristat kanë celulat e tyre gjitandej vendit, dhe janë aktiv. Ne po vazhdojmë t’i ndjekim ata”, i tha gazetarëve Su Tarman.

Ai nuk dha asnjë detaj për grupet e dyshara terroriste.

Pakicat e vogël e krishterë në Indonezi ka qenë në presion të vazhdueshëm viteve të fundit, nga radikalët islamik, të cilët kanë ndikuar në mbylljen e kishave në këtë shtet, dhe kanë protestuar shpesh kundër tyre.
XS
SM
MD
LG