Ndërlidhjet

Berlusconi thotë se arrestimi i tij eventual, shkakton trazira në Itali


Itali - Kryeministri i dikurshëm i Italisë, Silvio Berlusconi (Ilustrim)

Itali - Kryeministri i dikurshëm i Italisë, Silvio Berlusconi (Ilustrim)

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili humbi imunitetin si deputet pasi u përjashtua muajin e shkuar nga senati, tha të enjten se një revolucion do të shpërthente nëse ai do të arrestohej apo burgosej.

Manjatit 77 vjeçar medial, i është marr mandati në senat pasi u gjet fajtor për evazion fiskal dhe u dënua me katër vjet burg.

Pas ankimimit, dënimi iu ul në 1 vjet, të cilat sipas të gjitha gjasave do t’i kaloj në shërbim të komunitetit, e jo në burg.

Në një intervistë të dhënë për radion franceze Europe 1, kur është pyetur nëse po frikësohet se arrestohet, Berlusconi është përgjigjur: “Jo, jam i sigurt se ata s’guxojnë [të më arrestojnë], sepse përndryshe do të ndodhte një revolucion në Itali”.

Por pa mbrojtjen e tij parlamentare, Silvio Berlusconi është tani më i prekshëm në proceset e tjera kriminale që po zhvillohen kundër tij, ku akuzohet për krime që ndërlidhen me korrupsion politik.

Ai po ashtu ka apeluar në një rast ku akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe shfrytëzim seksual me pagesë të një vajze të mitur.
XS
SM
MD
LG