Ndërlidhjet

Davutoglu vizitoi Armeninë


Davutoglu dhe Edward
Davutoglu dhe Edward
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka qenë në Jerevan të enjten për një takim të Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Kjo ka qenë vizita e parë në Armeni e një zyrtari të lartë turk, në afro pesë vjet.

Në margjina të samitit, Davutoglu ka takuar ministrin e Jashtëm armen, Eduard Nalbandian.

Turqia dhe Armenia mbeten thellësisht të ndara për vrasjet masvie të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Armenët duan që Turqia t'i njohë ato si gjenocid.

Dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
XS
SM
MD
LG