Ndërlidhjet

Karzai “do që të sigurohet” për paktin me SHBA-në


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se nuk frikësohet për nënshkrimin e paktit të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, i cili përcakton kushtet e qëndrimit të mijëra ushtarëve amerikanë në Afganistan pas vitit 2014, kur trupat e udhëhequra nga NATO-ja do të tërhiqen.

Karzai, duke folur për mediat në Indi, ka thënë se do që të sigurohet se Marrëveshja Dypalëshe e Sigurisë sjell paqe dhe siguri.

Më herët, ai ka thënë se mund të nënshkruajë marrëveshjen pas zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të parapara për muajin prill.

SHBA i ka bërë thirrje Karzait që ta nënshkruajë menjëherë, duke thënë se i duhet të bëjë plane për të ardhmen.

Uashingtoni po ashtu ka shfaqur shpresën se India mund ta nxisë Karzain në nënshkrim.

Ndihma ushtarake e Indisë për Afganistanin dhe përpjekjet për të ndaluar rikthimin e talibanëve në pushtet pritet të jenë tema diskutimi gjatë takimit të sotëm të Karzait në Nju Delhi me kryeministrin indian, Manmohan Singh.
XS
SM
MD
LG