Ndërlidhjet

Yanukovych suspendon dy zyrtarë të lartë


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka suspenduar dy zyrtarë të lartë, në lidhje me dhunën e policisë ndaj protestuesve pro-evropianë më 30 nëntor.

Njoftimi është bërë sot, derisa mijëra mbështetës të qeverisë janë mbledhur në qendër të Kievit për t’iu kundërvënë protestave të opozitës.

Zyrtarët e suspenduar janë kreu i administratës shtetërore në Kiev, Oleksandr Popov, dhe zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Komëbtare, Volodymyr Sivkovych.

Vendimi i presidentit Yanukovych për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive kundër tij.
XS
SM
MD
LG