Ndërlidhjet

Në janar pritet largimi i armëve kimike të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Armët kimike që ka Siria, mund të largohen në fund të janarit nga ky shtet, bënë të ditur ministri i jashtëm italian Emma Bonino, duke konfirmuar se Roma ka ofruar që ky armatim sirian të transportohet përmes një porti detar në Itali.

“Orari i përafërt duhet të jetë në pjesën e dytë të janarit”, tha Bonino duke shtuar se kjo pjesërisht varet edhe nga verifikimet teknike, të cilat detaje do të publikohen në ditët e ardhshme.

Fillimisht besohej se këto armë do të largoheshin nga Siria në fund të dhjetorit.

“Çështja kyçe këtu është se si të tejkalohet siguria, gjatë transportit rrugor nga Homs-i për në Latakia”, ka thënë Bonino, duke iu referuar qytetit portual nga i cili do të lartohen armët nga Siria.

Edhe shumë çështje të tjera mbeten për t’u sqaruar, sipas ministrit Bonino, i cili shton se në këtë mes pritet edhe konfirmimi nga anijet daneze dhe norvegjeze të cilat do të transportojnë dhe përcjellin këto komponenta kimike.

Përgjigje pritet edhe prej Kroacisë, e cila po ashtu ka ofruar që të përdoren portet e saja detare për këtë ndërmarrje.
XS
SM
MD
LG