Ndërlidhjet

Japonia rrit shpenzimet ushtarake


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Japonia ka njoftuar se ka miratuar një strategji të re të sigurisë kombëtare dhe se ka rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Kabineti i kryeministrit Shinzo Abe ka rënë dakord për shpenzimin e 240 miliardë dollarëve në periudhën 2014-2019, çfarë do të thotë rritje për 5 për qind e buxhetit ushtarak për pesë vjet.

Japonia ka thënë se do të blejë avionë të telekomanduar dhe aeroplanë, si dhe të ndërtojë një njësi të re të nëndetëses.

Japonia do të formojë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Njoftimi vjen në mes të frikës për fuqinë në rritje të Kinës dhe për kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut.
XS
SM
MD
LG