Ndërlidhjet

18 të vrarë në rrethin e Aleppos në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Dy fëmijë janë në mesin e 18 viktimave që u vranë nga sulmet ajrore kundër qytetit të kontrolluar nga kryengritësit sirian në Aleppo të martën, njoftojnë vëzhguesit ndërkombëtar.

Kjo është dita e tretë që kur aeroplanët e regjimit të presidentit Bashar al-Assad po sulmojnë këtë qytet pandërprerë, thotë Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e viktimave nga sulmi në qarkun Shaar është edhe një grua, kurse tri të tjera pësuan në qarkun Maadi, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Gjatë dy ditëve të fundit, të dielën dhe të hënën, janë vrarë më se 86 civil, në mesin e të cilëve janë 32 fëmijë.
XS
SM
MD
LG