Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Ushtria izraelite e vrau një palestinez


Pamje nga një vendbanim në Bregun Perëndimor
Pamje nga një vendbanim në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë një pjesëtar të forcave të sigurisë palestineze, me rastin e një ndërhyrjeje gjatë natës, me qëllim të arrestimit të këtij personi.

Incidenti ndodhi sot herët në mëngjes në qytetin Qalqylia në Bregun Perëndimor.

Izraeli e kishte akuzuar personin palestinez se kishte shtënë kundër ushtarëve izraelitë gjatë sulmeve të mëparshme.

Burimet palestineze e kanë identifikuar pjesëtarin e vrarë të shërbimit të inteligjencës, Saleh Yasin, 29 vjeçar.

Gjatë muajve të fundit është intensifikuar dhuna vdekjeprurëse ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Mbrëmë, poashtu, është vrarë një palestinez tjetër nga operacioni i ushtrisë izraelite në vendin Xhenin.

Agjencia franceze AFP raporton se 28 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite këtë vit, ndërsa shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Bregun Perëndimor të okupuar.
XS
SM
MD
LG