Ndërlidhjet

Pakistan: Dhjetëra të vrarë nga përleshjet në Vaziristan


Policët pakistanezë i kontrollojnë udhëtarët në një rajon fisnor

Policët pakistanezë i kontrollojnë udhëtarët në një rajon fisnor

Nga ndërhyrja e forcave të sigurisë në hapësirën Mir Ali, në qarkun e Vaziristanit Verior të trazuar, janë vrarë dhjetëra vetë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Radio Mashaal, program i Radios Evropa e Lirë i ka cituar burimet lokale, që kanë thënë se afro 25 vetë janë vrarë gjatë sulmit në një hotel në Mir Ali. Në një kumtesë, zyrtarë të Pakistanit thanë se 23 militantë të dyshuar ishin vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë.

Raportohet se disa civilë, poashtu, janë vrarë nga një predhë e cila e ka goditur tregun lokal.

Në një incident tjetër në hapësirën e njejtë, nga goditja e një predhe në një shtëpi, është vrarë një grua dhe tre fëmijët e saj.

Ushtira e Pakistanit e ka filluar goditjen me predha pasi një sulmues vetëvrasës e ka goditur një kompleks ushtarak në Mir Ali, mbrëmë vonë.

Nga ky sulm janë vrarë katër ushtarë.

Ansarul Mujahedin, grup militant pak i njohur, i ndërlidhur me Tahreek-e-Taliban në Pakistan, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG