Ndërlidhjet

BE ende e gatshme për marrëveshje me Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqës të Bashkimit Evropian thonë se blloku është ende i gatshëm të nënshkruajë dokumente për marrëdhënie më të afërta me Ukrainën.

Në një draft-deklaratë të parë nga Radio Evropa e Lirë, BE thotë se do të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit kur Kievi të jetë i gatshëm dhe kur të arrihen kushtet përkatëse.

Liderët e BE-së janë mbledhur sot në Bruksel për një samit dyditor.

Draft-dokumenti po ashtu thotë se BE-ja është e gatshme t’i nënshkruajë këto marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur edhe me Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Ukraina ka befasuar BE-në muajin e kaluar, kur është tërhequr nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociimit me bllokun.

Ky vendim i Qeverisë ukrainase ka shkaktuar protesta masive në Kiev, të cilat vazhdojnë ende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG