Ndërlidhjet

BE diskuton sot për Ukrainën


Kiev, 19 dhjetor 2013.

Kiev, 19 dhjetor 2013.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë sot pasojat e refuzimit të Ukrainës për të nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me bllokun.

Vendimi i presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive kundër qeverisë së tij.

Kievi thotë se BE-ja nuk ka ofruar ndihmë të mjaftueshme dhe këtë javë ka marrë 15 miliardë dollarë ndihmë financiare nga Rusia, e cila i ka bërë presion që të mos nënshkruajë marrëveshjen me BE-në.

Kjo e fundit thotë se oferta e saj për marrëveshje të tregtisë dhe asociimit me Ukrainën mbetet në dispozicion, nëse ky vend është i gatshëm të përmbushë kushtet përkatëse.

Në Bruksel vazhdon sot dita e dytë e samitit të BE-së.
XS
SM
MD
LG