Ndërlidhjet

logo-print

Sheshel operohet nga kanceri


Vojisllav Sheshel

Vojisllav Sheshel

Kreu i partisë ultranacionaliste të Serbisë, Vojisllav Sheshel, i cili po gjykohet nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte, i është nënshtruar një operacioni për të hequr kancerin nga zorra e trashë.

Zyrtarë serbë kanë thënë se Shesheli po shërohet në një spital të Holandës, pas operacionit që ka bërë të enjten.

Sheshel, 59 vjeç, është në paraburgim qysh në shkurt të vitit 2003.

Vitin e kaluar, ai i është nënshtruar operacionit në zemër.

Sheshel përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftërave në vitet 1990 në Ballkan.
XS
SM
MD
LG